Media serbe Kurir ka shkruar se Shqipëria dhe Kroacia do të përballen me “dënime të rënda” nga UEFA pas sfidës që u zhvillua ditën e sotme në stadiumin Volksparkstadion të Hamburgut.
Duke cituar një burim pranë Federatës Evropiane të Futbollit, Kurir shprehet se Shqipëria dhe Kroacia do të dënohen për skenat e krijuara në impiantin sportiv dhe brohoritjet e tifozerive, që sipas tyre kanë qenë me motive denigruese ndaj serbëve.
Sipas gazetës në tribuna u bënë thirrje “vritni serbët”, gjë që ka sjellë çeljen e hetimeve nga ana e UEFA-s.
Kurir shton se vendimi do të shpallet në fund të javës dhe mund të variojë nga një gjobë e majme deri në kufizim për tifozeritë e Shqipërisë dhe Kroacisë për ndeshjet e tyre të radhës në Euro2024.
Po ashtu pritet një reagim edhe nga Federata Serbe e Futbollit drejt UEFA-s për atë që ka ndodhur në Hamburg, shkruan gazeta e Beogradit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co