Chelsea ka filluar procedurat e brendshme disiplinore kundër mesfushorit Enzo Fernandez pasi futbollisti postoi një video në mediat sociale ku sipas Federatës Franceze të Futbollit ka thirrje “raciste dhe diskriminuese”.
Të martën, FFF tha se do të paraqesë një ankesë në organin qeverisës botëror FIFA për videon që shfaq një këngë të kënduar nga futbollistë të Argjentinës për lojtarët e Francës.
Shoku i skuadrës së Fernandez në Chelsea, Wesley Fofana postoi një fragment të videos në Instagram duke e përshkruar atë si “racizëm të pafrenuar”.
Fernandez tha se i vjen vërtet keq për videon që postoi teksa Argjentina festoi fitimin e Kupës së Amerikës.
“Kënga përfshin një gjuhë shumë fyese dhe nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këto fjalë,” tha ai. “Unë qëndroj kundër diskriminimit në të gjitha format dhe kërkoj falje që jam kapur në euforinë e festimeve tona të Copa America. Ajo video, ato momente, ato fjalë, nuk pasqyrojnë bindjet apo karakterin tim.”
Në një deklaratë, Chelsea tha: “Ne e pranojmë dhe vlerësojmë faljen publike të lojtarit tonë dhe do ta përdorim. Klubi ka nisur një procedurë të brendshme disiplinore”.
FFF do të kontaktojë Federatën Argjentinase të Futbollit (AFA) në lidhje me videon live të postuar në mediat sociale nga Fernandez pasi Argjentina mundi Kolumbinë 1-0 në finalen e Copa America të dielën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co