“Thikën ia mora Xhimit”/ Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, zbardhet dëshmia e Xhuliano Mihos në gjykatë: Jam penduar!

thiken ia mora xhimit vrau bashkejetuesin e ish gruas zbardhet deshmia e xhuliano mihos ne gjykate jam penduar
thiken ia mora xhimit vrau bashkejetuesin e ish gruas zbardhet deshmia e xhuliano mihos ne gjykate jam penduar

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Fierit për Xhuliano Miho, autorin e vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Xhimi Bakaj të premten në mbrëmje në lagjen “11 janari “në Fier.

39 -vjeçari Miho ka pasur për avokat Niko Begaj. I pyetur në seancë ai ka pohuar para akuzës dhe gjyqtarit se Mi nuk ka pasur thikë me vete.

Atë ia ka marrë viktimës, 23- vjeçarit Xhimi Bakaj teksa janë përleshur me njëri – tjetrin.

“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka pohuar ai në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues që kryesohej nga Vladimir Cjapi pasi ka dëgjuar akuzën por edhe mbrojtjen ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg “për 39 vjeçarin Xhuljano Mihajz.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →