Seanca dëgjimore e Mançester Sitit për 115 shkelje të pretenduara të rregulloreve financiare të Premier Ligës është afruar për muajin e ardhshëm, sipas një lajmi të “The Times”.
Plani për të nisur puna e një komisioni të pavarur në nëntor, i planifikuar të zgjasë 10 javë, thuhet se është zhvendosur nga mesi deri në fund të shtatorit, me një vendim që ka të ngjarë të jepet në fillim të vitit 2025. As Premier Liga dhe as Mançester Siti nuk kanë komentuar në lidhje me këtë lajm. Por i njëjti lajm i “The Times” thotë edhe se vendimi i një çështjeje tjetër ligjore, pasi Siti ngriti pretendim për të rrëzuar rregullat e transaksioneve financiare, që pengojnë klubet të arrijnë marrëveshje sponsorizimi ose të ardhurash me bizneset e lidhura me pronarët e tyre, do të pritet në dy javët e ardhshme.
Kjo ka afruar edhe kohët e seancës dëgjimore për 115 akuzat, të cilat kampionët e Anglisë i mohojnë, duke penguar çdo vonesë të mëtejshme ligjore. Ende nuk dihet se sa rëndë mund të dënohet Siti nëse shpallet fajtor, por përveç gjobës, zbritjes së pikëve dhe madje edhe rrëzimi nga Premier Liga, mendohet të jenë mundësi. Siti i ka mohuar me forcë në çdo moment akuzat dhe ka thënë se drejtësia do të triumfojë, ndërsa ata kanë çdo provë për ta konfirmuar pafajësinë e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co