Tha se nuk kishte komunikuar prej një viti, Fifi tregon si po shkon miqësia me Flori Mumajesin: E kam lënë të qetë, por pres që…

tha se nuk kishte komunikuar prej nje viti fifi tregon si po shkon miqesia me flori mumajesin e kam lene te qete por pres qe

































Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Fifi ka deklaruar se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin. Një ditë më parë, ai tregoi sesi po shkon miqësia e tyre, ndërsa është shprehur se e ka lënë të qetë, ndërsa shprehet se pret që ai t’i shkruajë vetë.

fifi flori

“Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”, tha Fifi në Top Arena.

fifi flori mumajesi

Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore.

Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës.

Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të.

Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi.

fifi 4 fifi 5 fifi 1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →