“Tërheqja e të rinjve drejt librit, sfidë”, Aida Baro: Zhaneri më i kërkuar, ai romantik

terheqja e te rinjve drejt librit sfide aida baro zhaneri me i kerkuar ai romantik
terheqja e te rinjve drejt librit sfide aida baro zhaneri me i kerkuar ai romantik

Aida Baro, kryeredaktore e shtëpisë botuese “Pegi”, ka deklaruar se sot është kthyer në sfidë afrimi i të rinjve me librin.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se është teknologjia dhe interneti ajo që tërheq vëmendjen e tyre, duke qenë se edhe informacioni aty është më i shpejtë.

Baro shtoi se librat të cilët kërkohen më shumë, janë librat romantikë.

“Jemi afruar me librin dhe larguar në të njëjtën kohë. Një nga gjërat që njeriu e fut në paketën e vet të përditshmërisë kur është më i qetë, kur duhet të jetë e kundërta, kur je i trazuar të qetësohesh me librin.
Sfida është me të rinjtë që interneti ua thith vëmendjen, sepse është edhe më i shpejtë.
Kërkohen më shumë librat e lehtë dhe romantikë”, tha ajo.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →