
Maksim de Kajper i Bryzhit dhe Nunjo Tavaresh i Lacios, janĂ« dy kandidatĂ« kryesore pĂ«r tĂ« zĂ«nĂ« vendin e Teo Hernandezit qĂ« nĂ« fund tĂ« sezonit aktual do tĂ« duhet tĂ« largohet nga Milani. Belg mĂ«ngjarash i lindur nĂ« vitin 2000, bĂ«ri bujĂ« nĂ« Itali mĂ« 10 tetor, kur shĂ«noi njĂ« nga dy golat e kombĂ«tares sĂ« tij nĂ« barazimin 2-2 kundĂ«r ItalisĂ« nĂ« âOlimpicoâ.
Strukturë e mirë fizike (186 cm), pas huazimit te Vesterloja u rikthye në bazë, duke fituar një vend si titullari të rregullt në skuadrën që sapo eliminoi Atalantën nga Champions-i. Sa mund të kushtojë? Verën e kaluar Bryzhe kërkonte pak më pak se 20 milionë euro, shifër që sot është edhe më shumë. Nga ana tjetër, Nunjo Tavaresh është një nga surprizat e Serisë A të këtij viti.
Lacio do ta blejë atë nga Arsenali për një shumë më se të përballueshme (5 milionë plus 4 bonuse). Problemi është se presidenti Lotito nuk dëshiron ta shesë atë pas vetëm një viti. Tavaresh ka bërë përshtypje me ritmin dhe fuqinë e tij, duke prodhuar tetë asiste vetëm në kampionat. Milanit i pëlqen, ashtu si edhe të tjera klubeve të mëdha.
PANORAMASPORT.AL