Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ka tentuar t’i vidhte bagëtitë e imta në kullotë një shtetasi.
I riu me iniciale G. B., raportohet se ka qëlluar në ajër me kallashnikov duke kërcënuar shtetasin me iniciale V. N për t’i marrë bagëtitë e imta. Ky i fundit raportohet se i kishte dërguar bagëtitë për kullotë në mal në fshatin Nikç të Shkodrës.
Pas ngjarjes, 27-vjeçari u arrestua, ndërsa janë sekuestruar kallashnikovi, një krehër me municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe
Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit, bagëtitë e imta një shtetasi në kullotën e fshatit Nikç, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co