Tentoi bashkë me biznesmenin 52-vjeçar që mbeti viktimë të “hidhnin në erë” tragetin në Sarandë, Apeli lë në burg Eridion Muhon

tentoi bashke me biznesmenin 52 vjecar qe mbeti viktime te hidhnin ne ere tragetin ne sarande apeli le ne burg eridion muhon





































Gjykata e Apelit ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” shtetasin Eridion Muho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.

weeww

Vendimi i Apelit erdhi pasi Muho kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

35-vjeçari Muho, pronar  i një agjencie turistike në qytetin bregdetar, që operon edhe në fushën e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve të linjës Sarandë – Korfuz, së bashku me viktimën, Armend Nelaj kishin planifikuar të vendosnin lëndën plasëse te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Por, lënda plasëse ka shpërthyer aksidentalisht gjatë tentativës për ta transportuar dhe vendosur në anije. Për pasojë humbi jetën 52-vjeçari Armand Nelaj.

Hetimi ka nisur pas ngjarjes së ndodhur në orën 22.00 të datës 24 Qershor, në afërsi të Portit Detar Sarandë, ku shpërthimi i një sasie ekplozivi i mori jetën 52-vjeçarit Armand Nelaj, biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit.

Nga hetimet dyshohet që Nelaj atë natë po afrohej në kalatën e Portit për të vendosur një sasi eksplozivi në një nga tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, por në rrethana ende të paqarta eksplozivi shpërtheu aksidentalisht. Prokuroria dyshon se bashkëpunëtor i Nelajt ishte pikërisht Erdion Muho.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →