“Tento të bësh emër në mes të Wembley”! Altin Rraklli këshillon Silvinjon: 1-0 dhe 3-0 është po njësoj, e gjithë bota parashikon humbjen e Shqipërisë

tento te besh emer ne mes te wembley altin rraklli keshillon silvinjon 1 0 dhe 3 0 eshte po njesoj e gjithe bota parashikon humbjen e shqiperise
tento te besh emer ne mes te wembley altin rraklli keshillon silvinjon 1 0 dhe 3 0 eshte po njesoj e gjithe bota parashikon humbjen e shqiperise

Altin Rraklli ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Në këtë intervistë, Rraklli ka folur sa i përket ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, ndërsa në fund është prekur edhe tema e diskutimeve të fundit sa i përket lojtarëve shqiptarë të Kosovës që janë pjesë e Kombëtares tonë. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)
?
“Nëse do të isha unë në vendin e Silvinjos, do të synoja që të bëja emër në mes të Wembley. Jo vetëm Silvinjo, por flas për Shqipërinë, për FSHF. Do të rrezikoja se humbjen në xhep e kemi, e gjithë bota parashikon humbjen tonë. Përse të mos guxojmë, përse të mos bëjmë diçka ndryshe nga ajo e të kthyerit mbrapa gjithë kohën. Të mundesh 1-0 dhe 3-0 është po njësoj. Nëse rri mbrapa për 90 minuta, në një moment do ta lëshosh veten, nuk ka shans, edhe pse futbolli nuk është shkencë ekzakte”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →