Ardon Jashari mbetet objektivi kryesor për mesfushën e Milanit. Futbollisti shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën, ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar kuqezinjve, por është frenuar deri tani nga Klub Bryzh.
Ky i fundit ka refuzuar ofertat e vazhdueshme të Milanit, duke detyruar Igli Taren që të riformulojë një tjetër mënyrë pagese, por pa ndryshuar shifrën përfundimtare që kanë vendosur në tavolinë kuqezinjtë për lojtarin. Mediat italiane bëjnë të ditur se tashmë Milani i ka bërë të ditur Bryzhit se është gati të paguajë një shifër fikse deri në 35 milionë euro, me 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh e klauzolash në rast arritjesh të ndryshme.![]()
Në këtë pikë, pritet një përgjigje e shpejtë nga Klub Bryzhi, pasi Milani ka ngut që të afrojë sa më parë lojtarin dhe ta vendosë nën urdhrat e Alegrit, me marrëveshjen që mund të finalizohet para ditës së hënë.
PANORAMASPORT.AL
The post Tentativa e fundit e Igli Tares për Jasharin, ndryshon ofertën për mesfushorin që ta mbyllë deri të hënën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.