Tensionet në Kuvend/ Ulsi Manja: Kjo “Mosbindja Civile” e Saliut më duket në thelb një lloj rrugaçërie, por nuk na dëmton se vendi po hyn në negociata për BE

tensionet ne kuvend ulsi manja kjo mosbindja civile e saliut me duket ne thelb nje lloj rrugacerie por nuk na demton se vendi po hyn ne negociata per be
tensionet ne kuvend ulsi manja kjo mosbindja civile e saliut me duket ne thelb nje lloj rrugacerie por nuk na demton se vendi po hyn ne negociata per be

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me incidentet dhe tensionet e ndodhura një ditë më parë në Kuvend ku deputetë të opozitës dogjën karriget gjuajtën me sende.

Manja i cilëson si veprime që në thelb janë rrugaçëri, teksa thekson se kjo nuk dëmton askënd pasi Shqipëria është duke hyrë në negociata për tu bërë pjesë e BE.

Më tej Manja shprehet se thirrja për të ashtuquajturën mosbindja civile sipas tij është për rrëmujë dhe vjen vetëm si përshkallëzim i hallit familjar të Berishës me drejtësinë dhe mbështetet nga deputetët me shkrepse nëpër xhepa, si përshkallëzim i hallit për t’u futur në listën e re të Berishës.

Postimi i plotë:

Tani kjo Mosbindja Civile mesa di unë është shpikja e madhe e Mahatma Gandit që sfidoi Perandorinë Britanike, duke u ulur në gjunjë për t’i prerë rrugën ushtrisë koloniale.

Nuk më rezulton nga kërkimet e mia të fundit që Gandi të ketë përdorur mjete të forta për t’i goditur kundërshtarët britanikë, apo bidona benzine për t’u vënë shkrepsen institucioneve apo kazanëve të plehrave.

Kjo “Mosbindja Civile” e Saliut më duket se në thelb është një lloj rrugaçërie apo rrugëtarie jocivile siç do thoshte zonja Duma. Ai e predikon këtë rrugëtari apo rrugaçëri jocivile nga kafazi i arrestit shtëpiak, ku faktikisht nuk e ka mbyllur ndonjë narkoshtet, po e ka mbyllur mosbindja e tij jo civile ndaj organeve të drejtësisë. Që Saliu e ka armën e vet të vjetër politikën e mishit për top kjo dihet qëkur doli në skenë me dy gishta. Dihet edhe që gjithmonë ai ka topin, kurse ata që e ndjekin qorrazi si Salianji me shokë i vejnë në dispozicion mishin. Po duke qenë se e kalova gjithë javën e gjelbërt në qarkun e Lezhës dhe takova shumë njerëz atje – ku nuk gjeta një njeri të vetëm që e konsideronte Salianjin të burgosur të ndërgjegjes po ku të gjithë e konsiderojnë viktimë të mungesës së ndërgjegjes – e kam shumë vështirë ta kuptoj se kush do jenë “gandianët” e kësaj rrugëtarisë jocivile, që do shkojnë me këmbët e veta para drejtësisë për veprën penale të bllokimit të rrugëve apo shkatërrimit të pronës publike. Po edhe sikur të gjenden disa rrugëtarë që do merren me këtë dështim të radhës të opozitës me kokën në arrest shtëpie dhe me këmbët në mosbindje rrugore, ky fakt nuk do t’i ndryshojë dot të paktën tre të vërteta:

E para, që kjo thirrja për rrëmujë vjen vetëm si përshkallëzim i hallit familjar të Saliut me drejtësinë dhe mbështetet nga deputetët me shkrepse nëpër xhepa, si përshkallëzim i hallit për t’u futur në listën e re të Saliut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →