“Tempulli 3”, mes 19 të arrestuarve edhe shoferi i Shërbimeve Mbështetëse në KLSH

tempulli 3 mes 19 te arrestuarve edhe shoferi i sherbimeve mbeshtetese ne klsh
tempulli 3 mes 19 te arrestuarve edhe shoferi i sherbimeve mbeshtetese ne klsh

Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruar se mes 19 të arrestuarve në kuadër të operacionit “Tempulli 3” që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë ishte edhe një shofer i KLSH.

Personi i arrestuar R.M ishte shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Reagimi i Policisë së Tiranës ka ardhur pas aludimeve se i arrestuari ishte shofer i Kryetarit të KLSH.

“Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thuhet në sqarimin e Policisë.

Njoftimi nga Policia

Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →