Temperatura deri në 43 gradë, çfarë ndodh me motin sot

temperatura deri ne 43 grade cfare ndodh me motin sot

Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat në shumicën e qarqeve do të luhaten mes 39-40 gradë celcius, ndërkohë që rekordi parashikohet në Elbasan me 43 gradë dhe Berat me 42 gradë.

450560285 894009682723748 5155302382336879191 N
450560285 894009682723748 5155302382336879191 N
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →