Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD Dorian Teliti iu ka bërë thirrje blegtorëve që të vazhdojnë të protestojnë, duke derdhur qumështin tek shkallët e Kryeministrisë.
Teliti shprehet se Kryeministria është përgjegjës për situatën e rëndë ekonomike të blegtorëve sot.
Më poshtë reagimi i Telitit:
Blegtorët ta derdhin qumështin te shkallët e Kryeministrisë!
⏰Ditët, javët, muajt kalojnë, por hallet e fermerëve jo vetëm që nuk adresohen për zgjidhje, jo vetëm neglizhohen e lihen në harresë totale, por qeveria dhe politikat e saj vazhdojnë të jenë kundërshtari i tyre më i madh. Të vetmit që fitojnë janë një grusht importuesish.
👉Subvencionet disa herë më të ulta se ato të vendeve të rajonit dhe skema skandaloze e diferencimit dhe mos-rimbursimit të TVSH-së po e fundosin fermerin shqiptar, i cili dita ditës po zhytet në gropën e thellë të falimentit.
👉Akoma edhe më shqetësuese është fakti se këto goditje ndaj bujqësisë shqiptare, po shkaktojnë një rritje akoma edhe më të lartë të migrimit duke e boshatisur fshatin, ku njerëzit në masë, me canta krahëve, po i drejtohen rrugëve të Europës.
🔷E përsëris, flasim shqip ndaj “mund dhe duhet” të hamë shqip.
⁉️Edhe sa duhet të vuajnë blegtoret e qumeshtit? Edhe sa duhet të protestojne ata?
🆘Qeveria ose të dëgjojë zërin e protestave të fermerëve, ose një ditë do ta shohin qumështin që derdhet në shkallët e Kryeministrisë. Ndoshta atë ditë qeveria do shqetësohet…jo për fermerët jo, por se mos lagen themelet e strukturës 4 milionë euroshe prej druri në oborrin e KM-së.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co