Eksperti i çështjeve ekonomike në PD Dorjan Teliti, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se është skandaloz fakti që dëmshpërblimi financiar për ish-të përndjekurit politik përfundon në vitin 2054.
“Me këto ritme, sipas KLSH-së, procesi i dëmshpërblimit financiar të ish të përndjekurve politike dhe trashëgimtarëve të tyre përfundon në vitin 2054. Çfarë do të gëzojnë përfituesit deri në 2054, ndërkohë që inflacioni (shpeshherë edhe 2-shifëror) do gërryejë edhe ato këste që do marrin në tre dekatat që do vijnë?”, shprehet Teliti.
Postimi i ekspertit të çështjeve ekonomike në PD, Dorjan Teliti:
Skandal: Dëmshpërblimi financiar i ish të përndjekurve politikë përfundon në 2054.
🔴Ish të përndjekurit politikë janë qartësisht një ndër shtresat e shoqërisë që jo vetëm rezultuan të harruar, por edhe të tallur keq nga qeveria.
👉Premtimi PS 2013: Përfundojmë plotësisht pagesat për dëmshpërblimin financiar brenda mandatit të parë (brenda vitit 2017).
👉Fakti 1: Qeveria jo vetëm që gënjeu, por uli me tre herë fondin vjetor të dëmshpërblimit, nga 3 miliardë lekë/vit në buxhetin e KM Berisha, në vetëm 1 miliardë lekë/vit të KM Rama.
👉Fakti 2: Me këto ritme, sipas KLSH-së, procesi i dëmshpërblimit financiar të ish të përndjekurve politike dhe trashëgimtarëve të tyre përfundon në vitin 2054.
👉Fakti 3: Cfarë do të gëzojnë përfituesit deri në 2054, ndërkohë që inflacioni (shpeshherë edhe 2-shifëror) do gërryejë edhe ato këste që do marrin në tre dekatat që do vijnë?
⁉️Si mendoni a është kjo një tallje skandaloze që qeveria bën me këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë shqiptare?
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co