Teliti reagon pas deklaratave të Veliajt: Justifikimet e kryebashkiakut të kota, kishte dijeni për drejtorët dhe vjedhjen e parave nga “5D”

teliti reagon pas deklaratave te veliajt justifikimet e kryebashkiakut te kota kishte dijeni per drejtoret dhe vjedhjen e parave nga 5d
teliti reagon pas deklaratave te veliajt justifikimet e kryebashkiakut te kota kishte dijeni per drejtoret dhe vjedhjen e parave nga 5d

Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti, reagoi pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se justifikimet e tij për drejtorët e arrestuar nga SPAK, janë kota. Sipas Telitit, Veliaj i kishte pjesë të shtabit elektoral të zgjedhjeve të vitit të shkuar drejtorët e arrestuar.

Ndërsa ish-kandidati i opozitës, Belind Këlliçi ka denoncuar prej një viti kompaninë 5D, Teliti thekson se Veliaj jo vetëm mohonte denoncime por kërcënonte edhe me kallëzime për shpifje.

Deklarata e plotë:

Erion Veliaj nuk është një banor i thjeshtë i Tiranës, por është qytetari i parë i saj. Ndaj, çdo gjë që ndodh në Tiranë, çdo vendim dhe veprimtari e stafeve dhe ekipit të tij ekzekutiv, nuk mund të jetë pa dijeninë apo përfshirjen e tij.

Prej ditësh shqiptarët e kanë kuptuar qartë se deri ku arrin babëzia e rilindësve për të abuzuar me pronën dhe financat e vendit.

Dëgjuam dje dhe sot Kryebashkiakun Veliaj i cili më në fund foli për atë që po ndodh. Pamë një vartës që lavdëronte shefin e tij dhe godiste bashkëpunëtorët apo ish-bashkëpunëtorët po të shefit të tij.

Dëgjuam se si Kryebashkiaku mundohej të kalonte përgjegjësinë sa andej-këndej.

Veliaj foli për përgjegjësi personale të çdo individi të përfshirë. Por çfare ndodh me miliona eurot që këta kane përfituar nga buxheti i bashkisë apo UKT? Ku gjenden paratë? A nuk është përgjegjësi e vetë kryebashkiakut menaxhimi financiar i bashkisë Tirane dhe i institucioneve e ndërmarrjeve të varësisë?

Veliaj u shpreh se një funksionar i lartë nuk mund të ketë dijeni për çdo gjë. Po e vërtetë, nuk mund të ketë. Por kjo nuk vlen për rastin konkret. Qe prej 1 viti, kandidati i opozitës për Tiranën Belind Këlliçi, dorëzoi kallëzimin penal për kompaninë ‘5D’, ndaj çdo justifikim për mosdijeni është tërësisht i pavend. Për me tepër, ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili pas denoncimit në organet e prokurorisë, dilte në ekrane dhe kundërshtonte me force akuzën e ngritur, madje kërcënonte edhe për kallëzim për shpifje ndaj Këlliçit.

Veliaj shprehet se të arrestuarit e dosjes 5D janë ish-drejtorë, pra te larguar nga ana e tij. Kjo nuk është e vërtetë, pasi në kohen kur krimet financiare janë kryer në kurriz të taksapaguesve të Tiranës, ata kanë qenë në detyrë, madje në pozicionet më të larta.

Veliaj shprehet se këta drejtore nuk i kanë dhënë atij ndonjë përfitim personal, dhe bën sikur harron se ishin këta drejtore që përbënin shtabin e tij elektoral të zgjedhjeve të fundit vendore. Siç zhvatnin paranë publike vodhën edhe votat e tiranasve.

Veliaj përmendi edhe ‘grupin e zjarrit të 21 janarit’, ndërkohë që është qeveria e tij që gradoi dhe bëri koleg të Veliajt, pra kryetar bashkie, oficerin e ketij ‘grupi’, Agron Malanj. Për më tepër, është vëllai i Agron Malaj, Fatos Malaj, i cili në bashkëpunim me një tjetër drejtor të bashkisë Tiranë, Elvin Tivarin, kanë një ndër hotelet më luksoze në Dhërmi, ‘La Brise’.

Partia Demokratike i bën thirrje Kryetarit të Bashkisë Tiranë që të pranojë kërkesën e keshilltarëve opozitare për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak, kërkesë të cilën dje mezi e dorëzuam në bashkinë e rrethuar nga policë e derë të mbyllura me zinxhirë.

Partia Demokratike i bën thirrje kryebashkiakut Veliaj që të japë dorëheqjen, pasi zullumi që ka mbuluar institucionin e bashkisë nuk mund të hiqet as me deklarata e as aludime ndaj ish bashkëpunëtorëve të tij, në bashki apo në qeveri.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkohen të enjten në protestë para Bashkisë.

Së bashku derisa Erioni t’u bashkohet shokëve.

Siç ishin bashkë në krim, le të jenë bashkë edhe në qeli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →