Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka reaguar për zgjedhjet në Himarë.
Teliti shprehet se sot në Himarë janë konsumuar krime të shumta elektorale. Sipas tij, sot ishte prova e radhës që qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme në 2025.
“Krimet elektorale në Himarë tregues i domosdoshmërisë për QEVERI TEKNIKE!
🆘Shkeljet e sotme (të urdhëruara nga lart) në procesin zgjedhor janë produkti më i qartë i skemave kriminale dhe manipuluese të vullnetit qytetar.
📌Qindra votuesve u mohohet padrejtësisht e drejta e votimit.
📌Shtesa listash me “votues të porositur” dhe ndryshime të vendodhjes së qendrave të votimit.
📌Në terren janë shpërndarë “për të kryer detyrën” eksponente të botës së krimit.
📌Në terren trupa e patronazhistëve dhe shefave të tyre politik po intimodojnë kudo votuesit.
📌Kërcënime të raportuara edhe në qendrat e votimit.
🆘Si mund ti besosh qeverisë aktuale organizimin e zgjedhjeve të ardhshme qëndrore???
🔷Që të ketë zgjedhje dhe jo votime, e vetmja zgjidhje është QEVERIA TEKNIKE”, shkruan Teliti.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co