Teliti: Bujqësia në Shqipëri e bekuar nga Zoti, por e mallkuar nga qeveria

teliti bujqesia ne shqiperi e bekuar nga zoti por e mallkuar nga qeveria
teliti bujqesia ne shqiperi e bekuar nga zoti por e mallkuar nga qeveria

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD Dorjan Teliti, ngre shqetësimin e dhjetëra mjëra fermerëve shqiptarë, të cilët kanë përballë në betejën e tregut jo vetëm konkurrencën rajonale, por edhe qeverinë shqiptare.

“Fermeri shqiptar nuk do ngrejë dot kokë deri në ditën që të anullohet skema vrastare e diferencimit të TVSH-së, braktisja që i bëhet atij duke mos e subvencionuar në të njëjtën masë që ndërmarrin vendet e rajonit, apo edhe duke mos i kompensuar humbjet e  shkaktuara nga zhvlerësimi i euros”, shprehet ndër të tjera Teliti.

Më poshtë reagimi i Telitit:

Bujqësi e bekuar nga Zoti por e “mallkuar” nga qeveria!

🔴Jetojmë në kohë paradoksesh, ku në vënd që Shqipëria të ishte një ndër eksportuesit më të mëdhenj të perimeve e frutave në rajon, vetë shifrat zyrtare të qeverisë tregojnë të kundërtën.

❌Fakt 1: Flasim shqip por nuk hamë “shqip”!

❌Fakt 2: Turistët e huaj, në pjesën dërrmuese të konsumit të tyre (3/4), nuk kanë mundësinë të shijojnë produkte shqiptare, por ato të importit rajonal.

👉Importet janë rritur me 63% vetëm në dy muajt e parë të vitit, duke cimentuar pozicionet oligarkike të një grushti importuesish në kurriz të dhjetëra mijëra fermerëve shqiptare të cilët shpeshherë i shohim që hedhin produktet rrugëve në shenjë proteste, apo akoma edhe më keq kur njoftohemi se ndonjë prej tyre vetëvritet nga dëshpërimi i falimentimit.

🆘Fermeri shqiptar nuk do ngrejë dot kokë deri në ditën që të anullohet skema vrastare e diferencimit të TVSH-së, braktisja që i bëhet atij duke mos e subvencionuar në të njëjtën masë që ndërmarrin vendet e rajonit, apo edhe duke mos i kompensuar humbjet e  shkaktuara nga zhvlerësimi i euros.

🔷Nuk do “shkencë” që të ngresh bujqësinë në piedestalin që i takon, duhet thjesht vullnet pozitiv për të ndërmarrë hapat dhe politikat e duhura.

(Balkaweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →