Televizionet serbe s’e transmetuan fjalimin e Kurtit në OKB, Berisha: Rama dhe Vuçiç siamez në censurë! Diktatorë që kanë tmerr nga fjala e lirë!

televizionet serbe se transmetuan fjalimin e kurtit ne okb berisha rama dhe vucic siamez ne censure diktatore qe kane tmerr nga fjala e lire
televizionet serbe se transmetuan fjalimin e kurtit ne okb berisha rama dhe vucic siamez ne censure diktatore qe kane tmerr nga fjala e lire

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përplasjet në OKB mes Kurtit dhe Vuciçi. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha thekson se Rama dhe Vuçiç janë dy siamez në censurë.

Berisha krahësen situatën në Shqipëri, që sipas tij bëhet censurë mediatike me urdhër të Ramës, dhe incidentin e djeshëm, ku fjala e Kurtit nuk u transmetua në të gjithë televizionet serbe.

REAGIMI I BERISHËS
Rama dhe Vuçiç siamez në censurë!
Të dashur miq, prej kohësh Edi Rama i tmerruar nga mesazhet e qendrestarëve të pamposhtur, oratorëve të Rrugës së “Shpresës”, ka urdhëruar mediat e mëdha që kontrollon të vendosin censurë të plotë ndaj parlamentit të fjalës së lirë, fjalimeve të njerëzve të lirë dhe fjalimeve të mija të përnatshme në Rrugën e “Shpresës”. Detyrën e kontrollit të zbatimit të këtij urdhri thuhet se ua ka besuar ndrikullave të censurës, Imeri dhe Meta në krye të AMA-s si zëdhënës të Rama- Brava.
Në shembullin e Ramës, dje padroni i tij Vuçiç si siamez në censurë urdhëroi censurimin e plotë të fjalës së Kryeministrit Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB. Diktatorët kanë tmerr nga fjala e lirë.
⬇️ Lexoni artikullin e mëposhtëm.
Në Serbi u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit
Mbrëmë në Neë York për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimi pati një përballje Kurti-Vuçiq.
Mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, u transmetua drejtëpërdrejt në Kosovë, teksa në Serbi pati censurim të saj.
Kjo pasi transmetimi i drejtpërdrejtë atje u ndërpre në momentin kur kryeministri Kurti e mori fjalën.
Për këtë ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”, shkruan ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →