Mançester Junajtid ka marrë një goditje të rëndë, pasi duket se mbrojtësi i sapoblerë nga ”djajtë e kuq”, Leni Joro, po përballet me një dëmtim që do e lërë për një periudhë të gjatë larg fushave të lojës.
Francezi u dëmtua në ndeshjen miqësore ndaj Arsenalit në Los Anxhelos dhe doli duke çaluar, por tashmë tifozët e skuadrës janë alarmuar pasi në rrjet qarkulluan video ku ai shfaqet duke ecur me paterica dhe këmbën e vendosur në mbrojtëse.
Lojtari i transferuar nga Lila për 59 milionë paund, shihej si goditja e rëndësishme e Mançester Junajtid në kërkimin për të nisur një cikël të ri. Por dëmtimi i 18-vjeçarit tani hedh dyshime mbi aktivizimin e tij në ndeshjet e para të këtij sezoni, duke filluar që nga ndeshja e Superkupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit më 10 gusht.
🚨🎥 – Leny Yoro spotted on crutches after today’s training at UCLA.
This doesn’t look good at all 😢
Speedy recovery, Leny ❤️ pic.twitter.com/uizo3hn4RV
— UF (@UtdFaithfuls) July 31, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co