Sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit e vlefshme për javën e parë, përfundoi në barazim 1-1. Pas ndeshjes, trajneri i Elbasanit, ndër të tjera u shpreh:
“Është e vërtetë që besuam, djemtë nuk e humbën asnjëherë besimin tek marrja e rezultatit pozitiv. Kisha shpresa që mund të bënim edhe më shumë. Në pjesën e dytë ndryshuam diçka dhe skuadra reagoi mirë.
Kemi pësuar gol shpejt, por merita e djemve është që reaguam. Ndryshuam skemën për të reaguar. Ekipet u zgjatën më shumë. Luajtëm me kundërsulme pasi kishim më shumë hapësira. Skënderbeu na vuri në vështirësi. Në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë.
Musta është një lojtar anësor, por falë eksperiencës është adoptuar mjaft mirë në treshen e mbrojtjes. I dha eksperiencë prapavijës. Na mungonte Telushi, me Mustën në qendër kemi fituar shumë eksperiencë. Plus edhe Qaqi nuk ishte në kondicionin e duhur fizik.
Mungojnë akoma 35 ndeshje për objektivin final! Jemi në fillim të kampionatit. Skuadra është dhe sot e demostroi. Jemi skuadër e sapo ngjitur në Superiore. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Do të vazhdojmë të punojmë. Shpresoj që të na rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe pse jo edhe ndonjë afrim në merkato.
E njihja më përpara futbollin shqiptar, jam përballur kundër Kukësit, kam ndjekur edhe Partizanin e Lerdës. E kisha një ide, është një futboll cilësor. Kemi kohë ende për ta studiuar kampionatin”, u shpreh trajneri Bordin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co