Tekniku De Rossi i prerë: Nuk mbajmë askënd prej “krahu”, kush nuk dëshiron mund të largohet. Dybala si të gjithë lojtarët e tjerë

tekniku de rossi i prere nuk mbajme askend prej krahu kush nuk deshiron mund te largohet dybala si te gjithe lojtaret e tjere
tekniku de rossi i prere nuk mbajme askend prej krahu kush nuk deshiron mund te largohet dybala si te gjithe lojtaret e tjere

Roma është padyshim një nga skuadrat që ka lëvizur më së shumti në këtë sesion merkatoje. Ardhjet e Dovybyk dhe Soule kanë mbipopulluar sadopak repartin ofensiv të kryeqytetasve. Në pikëpyetje mbetet e ardhmja e argjentinasit Paolo Dybala. Ofensiva e Romës për sulmuesin e Juventusit Federicho Chiesa, mund të çojë, ish lojtarin e Juvetusit të shikojë mundësinë, për t’u transferuar diku gjetkë.

I pyetur lidhur me këtë çështje i prerë ka qenë edhe trajneri Daniele De Rossi: Nuk i bëj formacionet duke u bazuar nga zërat që dëgjojmë. Si për Dybalën dhe për çdo lojtar vlen e njëjta gjë. Kush është pjesë e këtij grupi tani, është pjesë e ekipit. Askënd nuk e mbajmë prej krahu, kush dëshiron mund të largohet, u shpreh tekniku i Romës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →