Të mos ketë më raste të radikalizuara, mblidhet në Korçë Komiteti Rajonal kundër Ekstremizmit

te mos kete me raste te radikalizuara mblidhet ne korce komiteti rajonal kunder ekstremizmit

Pogradeci në qarkun e Korcës, së bashku me Librazhdin dhe Dibrën ishte ndër zonat e nxehta nga ku dolën shumë persona që shkuan në Siri e luftuan për Xhihad.

Nuk ka një evidencë të saktë për numrin e tyre dhe situatën ku ndodhen ata apo familjet, ndaj pikërisht identifikimi i tyre dhe parandalimi i rasteve të tjera është qëllimi i Komitetit Rajonal te Parandalimit te Radikalizmit dhe luftës kundër Ekstremizmit te dhunshëm të ngritur rishtazi në Qarkun Korçë.

Në takimin e parë të këtij komiteti, organizuar nga prefekti i qarkut Nertil Jole, morën pjesë drejtues te institucioneve të sigurisë dhe institucioneve të pushtetit vendor.

  • foto galeri
  • foto galeri

154 shqiptarë iu bashkuan luftës pasi sië tha ekspertja Iris Luarasi as Shqipëria nuk ka qenë imune ndaj ekstremizmit. Ajo shtoi se po bëhen përpjekjet për ardhjen e riatdhesimin e grave e fëmijeve, të cilët ende ndodhen ne kampin Al Hol në Siri. Ndërkohë sipas te dhënave në IEVP Drenovë vuajnë dënimin 2 shtetas të përfshirë në veprat penale të ekstremizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →