
Shumë të lumtur u dukën në përfundim të sfidës futbollistët turq, pas fitores që arritën në ndeshjen parë të Euro 2024, 3-1 përballë Gjeorgjisë.
Kapiteni i tyre, Hakan Çalhanoglu, nuk i fshehu emocionet pas fitores në Dortmund, duke i dhënë padyshim meritat kryesore, trajnerit italian Vincenzo Montella.
“Trajneri Montella, po zhvillon një punë fantastike me në lojtarët, e sidomos me djemtë e rinj. Ai i zgjodhi në formacion, pasi ka besim tek ata. Stërvitjet tona janë me shumë intensitet, duke u fokusuar shumë në aspektin taktik, gjë e cila prej vitesh na mungonte”, theksoi ndër të tjera mesfushori i Interit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co