Brajan Gruda duket se i ka bindur të gjithë dhe lista e pretendentëve për 19-vjeçarin shqiptar shtohet nga dita në ditë. Futbollist ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Maincit në Bundesligë, duke qenë protagonist në mbijetesën e këtij ekipi.
Vlerësimet për të kanë bërë që skuadrat e mëdha të hyjnë në garë për sulmuesin shqiptar, i cili edhe pse i lindur dhe rritur në Gjermani, është një pinjoll i familjes Gruda në Shkodër që ka prodhuar vazhdimisht lojtarë ndër vite. “Bild” bën të ditur se në listën e ekipeve të interesuara për të aktualisht është Bajer Leverkuseni i Çabi Alonsos, por edhe Borusia Dortmund që po planifikon edicionin e ardhshëm apo edhe Lajpcig.
Por jo vetëm kaq! Interesi për të shtyhet edhe përtej kufijve të Gjermanisë, pasi të njëjtat burime bëjnë të ditur se për Brajan Grudën është interesuar edhe Liverpuli. Ndaj nuk është rastësi që brenda këtij sezoni, vlera e kartonit të tij në “Transfermarkt” të ndryshonte nga 500 mijë euro në 9 milionë euro.
Për momentin, Gruda përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, duke u aktivizuar rregullisht me U21 të saj. Por trajneri Silvinjo dhe FSHF kanë nisur prej kohësh kontaktet për të bindur anësorin e sulmit që t’i bashkohet Shqipërisë, për të dhënë kontributin e tij me kombëtaren e madhe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co