
Guardiola po mendonte vetëm për një gjë gjatë fluturimit për në shtëpi pas ndeshjes me Realin, një fillim i ri kërkohet te Manchester City dhe ka ardhur koha për një revolucion. Shumë para janë investuar te anglezët, që nuk mund ta kapërdijnë dot një eliminim të tillë nga Champions League. Sigurisht, të humbasësh dhe eliminohesh nga Real Madridi nuk është asgjë e rëndë, por mënyra sesi ndodhi, ishte e tillë. Kur të vijë vera e këtij viti, Manchester City do të ketë 10 lojtarë me mbi 30 vjeç.
Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, John Stones, Mateo Kovacic, Ilgay Gundogan dhe Ederson nuk janë më në vitet e tyre të mira të lojës dhe në fushë duket se koha e tyre thjesht ka kaluar. Të gjithë këta lojtarë, plus Grealishin dhe Kyle Ëalker, i cili është i huazuar, e kanë mbyllur përfundimisht me Guardiolën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news