
Beppe Bergomi është një nga analistët më në zë në Itali, por qëndrimet e tij për Interin sidomos, për shkak të së kaluarës së tij tek klubi zikaltër, bëjnë gjithmonë lajm në vendin fqinj.
Këtë herë Bergomi foli për sezonin e ri që pritet të nisë pas më pak se 30 ditësh dhe se çfarë ai pret nga skuadra kampione e Inzaghit
“Nuk do të jetë aspak e lehtë për Interin të përsërisë suksesin e vitit të shkuar në Serie A. Të fitosh është gjithmonë e vështirë, por ta përsërisësh edhe më e vështirë. Duhet punuar shumë në aspektin psikologjik. Në futboll rol të madh luajnë edhe stimujt, madje mund të them se ato bëjnë diferencën. Eleminimi i vitit të shkuar nga Atletico Madrid, është ende një plagë e hapur për zikaltrit”, theksoi Beppe Bergomi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co