Teksa në Kuvend të enjten pritet të kalojë për votim Amnistia Penale, nuk dihet nëse do të sigurohen 84 vota për këtë projektligj.
Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 tha se kërkohet një konsensus me opozitën për sigurimin e votave.
“Për votimin e amnistisë kërkohen 84 vota. Çka dikton se duhet një marrëveshje dhe konsensus me opozitën.
PS nuk i ka ende 84 vota. Ndaj pritet një konsensus për të marrë disa vota, për të arritur këtë projektligj. Të shohim këto ditë të mbetura deri të enjten, për të parë nëse do të arrihet ky kompromis mes maxhorancës dhe opozitës për arritjen e këtyre votave.”, tha Gjençaj.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co