“Të dua babi, sot dhe gjithmonë”- Ivanka Trump dhe fëmijët e tjerë reagojnë për atentatin ndaj ish-Presidentit: Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari

te dua babi sot dhe gjithmone ivanka trump dhe femijet e tjere reagojne per atentatin ndaj ish presidentit ai kurre nuk do te ndaloje se luftuari



































Vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar në platformës X pas atentatit që iu bë Donald Trump.

trump ivanka

“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë.”

Gjithashtu, Donald Trump Jr postoi në X një imazh të babait të tij nga mitingu në Pensilvani me grushtin në ajër dhe gjakun e tij në fytyrë.

Krahas imazhit ai shkruan: “Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.

“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →