“Të dhënat e sistemit TIMS janë hakëruar dhe gjenden online”- Salianji tregon çfarë u zbulua gjatë hetimeve: Kanë pasur akses persona të paautorizuar!

te dhenat e sistemit tims jane hakeruar dhe gjenden online salianji tregon cfare u zbulua gjate hetimeve kane pasur akses persona te paautorizuar

































Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka treguar detaje nga hetimet. 

ervin salianji

Salianji u shpreh se “jam llahtarisur nga mali i paligjshmërie që kemi zbuluar qoftë nga pyetja e dëshmitarëve qoftë nga ballafaqimi me dokumente”.

Ai theksoi se të dhënat e sistemit TIMS janë hakëruar dhe gjenden online, duke shtuar se kanë pasur akses persona të pautorizuar.

Ervin Salianji: Jo vetëm që jam befasuar  por jam llahtarisur nga mali i paligjshmërie që kemi zbuluar qoftë nga pyetja e dëshmitarëve qoftë nga ballafaqimi me dokumentet.

Përjashto dëshminë e personit nën arrest shtëpie, dy të tjerat nuk kishin asgjë që klasifikohen si sekret shtetëror.

Nuk kishte fare informacione të klasifikuara. E them me përgjegjësi, në diskutim 6 orë me drejtorin e policisë nuk gjej asnjë element që përbën sekret shtetëror, janë publike.

Emërimet e reja në policisë së shtetit, janë bërë në një formë të paimagjinueshme. Kanë aplikuar përpara se të krijoheshin funksionet. Drejtuesit e rinj kanë filluar punë përpara se të merrnin emërimet.

Përgjigja në shumë raste ishte që “janë gabime njerëzor”. Ky hetim ka zbuluar anë të errëta në sistemin TIMS.

Për aq sa më lejohet, ju them me bindje se na u konfirmua që ka pasur ndërhyrje dhe që sistemi TIMS gjendet online për shkak të hakërimit ndodhet në një ëeb të caktuar online dhe të dhënat e qytetarëve janë aty.

Kemi kërkuar mbledhje urgjente sepse jemi në kushtet e cenimit të rëndë të sigurisë kombëtare.

Në sistemin TIMS ka pasur persona që ka pasur akses në mënyrë të pautorizuar dhe persona që pavarësisht se futnin dokumentet në sistem, për personat në kërkim sistemi nuk i nxirrte, ngre dyshime se janë përdorur nga persona me rekorde kriminale.

Na u tha që të dhënat e këtij sistemi janë hakëruar dhe na kanë thënë që janë online. Kjo është e gjithë logjika skandaloze e gjithë kësaj çështje. Sistemet e policisë së shtetit sensitive janë në duar të pasigurta dhe të pautorizuara.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →