Nis këtë të premte “Euro 24” në News 24. Emisioni i drejtuar nga Trevisa Tufa, do të ketë të ftuar special, diskutime dhe analiza për ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, tha se Shqipëria ka shanset e veta në këtë grup, duke lënë të kuptohet se në futboll gjithçka mund të ndodhë. Duro theksoi faktin se Spanja, Kroacia dhe Italia janë skuadra më të forta, të paktën në letër.
“Si gjithë populli shqiptar, ky eveniment pritet me padurim dhe me mjaft entuziazëm. Pjesëmarrja e Shqipërisë pritet me emocion.
Sylvinho nuk ka patur ndonjë karrierë, por ardhja te Shqipëria përmirësoi gjithçka në CV e tij. Janë ndeshje të rrezikshme, mund të shkojë shumë mirë, siç shkoi me Francën atëherë. Janë kundërshtar që mund të përballohen. Duhet të luajmë si në pjesën e parë ndaj Azerbajxhanit.
Kundërshtari- Italisë duhet t’i ruhemi nga krahët. Duhet mbulimi shumë i rreptë. Barella dhe Frattesi janë të rrezikshëm, në ndeshjen e fundit aty godiste. Frattesi është aktiv dhe efikas.
Lojtarët tanë janë në gjendje të mirë. Bajrami mund të luajë edhe pas sulmuesit, edhe në krah. Hoxha është i rrezikshëm në krahun e majtë.
Kundërshtarët tonë na llogarisin si fitore. Italianët janë të ngarkuar, kanë frikë. Varet edhe pak fati. Presioni te axurrët” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co