Taremi synon Xhenoan, Inzagi ka një ide të çmendur për ndeshjen e parë të Interit në Serinë A

taremi synon xhenoan inzagi ka nje ide te cmendur per ndeshjen e pare te interit ne serine a scaled





































Që Mehdi Taremi është një tip që bën gjithçka u kuptua menjëherë më 17 korrik, pikërisht 1 muaj nga debutimi i Interit në kampionat.

Mehdi-Taremi-Inter-Milan

Inzagi donte ta hidhte në fushë në rastin e parë dhe kundër Luganos ai u përgjigj me 2 gola. E përsëriti veten edhe kundër Pergoleteses dhe Las Palmasit. Pastaj u fut në mes dëmtimi, por Mehdi Taremi nuk ka ndryshuar mendje. Më 17 gusht kundër Xhenoas ai kërkon që të jetë në Marasi dhe gati për të luajtur në sfidën e parë të kampionatit. Dhe në “Appiano” kanë nisur që të besojnë të gjithë. Sepse rikuperimi i sulmuesit është duke shkuar në mënyrë perfekte dhe pa problemi.

Të imagjinosh numrin 99 në fushën e lojës bashkë me shokët e skuadrës për 1 javë, tani nuk është e pamundur. Taremi do të provojë dhe Interi është duke e parë me optimizëm. Sigurisht që trajneri Inzagi nuk do të rrezikojë, por fillimisht po e mendon vetëm të gatshëm nga stoli.

NË GRUP- Ish-sulmuesi u ndal një javë më parë pas një dëmtim muskulor në kofshën e majtë. Në fillim u raportua se ai do të humbte ndeshjen e parë kundër Xhenoas, por me kalimin e ditëve lajmet janë pozitive. Prezenca e tij është e rëndësishme duke parë që reparti i sulmit nuk ka bindur aspak dhe të gjithë janë në pikëpyetje. Mendohet që iraniani do të rikthehet me grupin ditën e martë për të nisur stërvitjet intensive dhe pastaj do të jetë trajneri ai që vendos.

Mbetet për t’u parë forma e Lautaro Martinezit, pasi ai ka ardhur i fundit nga pushimet për shkak të finales së Kupës së Amerikës dhe nuk i ka 90 minuta në këmbë. Arnautoviç është i dëmtuar dhe ka marrë shumë pak minuta në ndeshjet miqësore dhe i vetmi i sigurt në repartin e avancuar është Markus Turam. Francezi është në kërkim të një shoku për të ndarë repartin.

ÇMENDURIA- Sipas “Corriere Dello Sport” trajneri Inzagi ka ndërmend edhe një çmenduri: Të luajë nga minuta e parë me Hoakin Korrean. Argjentinasi është shndërruar në një objekt misterioz në “Appiano” që stërvitet, por nuk di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Trajneri që e ka pasur lojtarin e tij të preferuar e ka zbritur si titullar në të gjitha ndeshjet miqësore, por ai shënoi vetëm në të parën me Luganon. Pastaj shumë raste të shpërdoruara dhe konfuzion përpara portës.

Zikaltrit ia kanë bërë me dije që do të largohet, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë shansin e artë të karrierës për të luajtur ndeshjen e parë në kampionat dhe më pas të bëjë valixhet gati. Duket bast i rrezikshëm sepse ai tashmë nuk është vetvetja. Duket i stresuar në fushë, tifozët e vërshëllejnë dhe shokët e skuadrës e kanë humbur besimin. Por trajneri mund ta përdorë vetëm për të nisur ndeshjen, sepse sulmuesit e tjerë nuk i ka gati. Të shohim çfarë do të ndodhë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →