Talenti i madh që eliminoi dje Atalantën! Jashari nuk vjen dot te Shqipëria, e dogji plani i Xhakës kundër serbëve

talenti i madh qe eliminoi dje atalanten jashari nuk vjen dot te shqiperia e dogji plani i xhakes kunder serbeve
talenti i madh qe eliminoi dje atalanten jashari nuk vjen dot te shqiperia e dogji plani i xhakes kunder serbeve

Në mbrëmjen e djeshme janë luajtur takimet e Champions League, atje ku surpriza më e madhe mund të quhet padyshim eliminimi i ekipeve italiane, Milani dhe Atalanta. Milani barazoi kundër Feynord në shifrat 1-1, por nuk mund të kalojë më tej pasi kishte humbur në ndeshjen e parë 1-0. Nga krahu tjetër, pas humbjes 2-1 në transfertë me Club Brugge, Atalanta gaboi sërish, këtë herë në shtëpi, duke u mundur 1-3 nga Club Brugge.

Pavarësisht se po luanin në shtëpi dhe pritej një përmbysje e madhe, belgët bënë surprizën duke mundur ekipin favorit, atë të Gasperinit. Lojtari që dalloi më shumë dje te Club Brugge dhe la në hije mesfushën e Atalantës ishte shqiptari Ardon Jashari. 22-vjeçari u shpall lojtari i ndeshjes Atalanta-Club Brugge, duke bërë diferencën me 12 kilometra të përshkruara në fushë. Gjithashtu shumë media europiane e kanë cilësuar si një talent të madh që ka tërhequr pas vetes shumë skautë nga ekipet e njohura.

Madje janë shumë media në Zvicër që shprehen se tani janë të sigurt se Ardon Jashari është pasardhësi ideal i Granit Xhakës, duke folur me superlativa për të ardhmen e 22-vjeçarit. Por a mund të luajë Ardon Jashari me Shqipërinë? Këtu ekziston edhe një histori e bukur, që e ndalon këtë futbollist për të qenë pjesë e kuqezinjëve, të paktën në saj të procedurave pasi për të Shqipëria nuk ishte opsion.

Ardon Jashari ishte pjesë e të rinjëve të Zvicrës, ndërsa po afrohej Botërori i vitit 2022 dhe Serbia do të përballej kundër Zvicrës. Granit Xhaka ishte duke menduar një plan sesi t’i shkaktonte vuajtje serbëve pas ndeshjes dhe në rast se Zvicra do të fitonte kundër tyre. Duke ditur se kishte kërkuar falje për mënyrën sesi festoi në Rusi dhe për shqiponjën e bërë në festim, nuk i lejohej më, Graniti gjeti një zgjidhje ideale.

Ai gjeti Ardon Jasharin në ekipi i të rinjëve dhe i kërkoi trajnerit të Zvicrës një nder të madh, për ta marrë Jasharin me vete në Botëror. Qartësisht ky lojtar nuk do të përdorej atje, por duke parë mbiemrin e tij, Jashari, Granit Xhaka do të goditur serbët dhe nuk do të dënohej. Kështu ndodhi, plani u realizua me sukses, serbët e përjetuan keq të gjithën këtë, ndërsa Graniti ia hodhi paq duke thënë se kishte hapur thjesht fanellën e shokut të ekipit dhe se çdo gjë tjetër ishte interpretim i serbëve.

Por nga e gjitha kjo skema u dogj edhe mundësia që Jashari të ishte pjesë e Shqipërisë, procedurialisht. Ashtu si edhe pritej ai nuk u aktivizua në ndeshjet e atij Botërori, por për shkak se Portugalia fitoi 6-1 kundër Zvicrës, në minutën e fundit trajneri hodhi në fushë edhe Jasharin, thjesht për ta djegur atë, 1 minutë, pasi ndeshja kishte marrë fund. Në tre ndeshjet e tjera kundër Serbisë, Brazilit dhe Kamerunit, Jashari qëndroi në stol. Gjithashtu Ardoni ka luajtur edhe një minutë tjetër në ndeshjen Ceki-Zvicër në vitin 2022 dhe që nga atëherë, nuk ka luajtur më me Kombëtaren. Vetëm 2 minuta loje dhe asnjë ndeshje në fushë që nga vitin 2022 me Zvicrën, por momenti kur Jasharit iu dogj mundësia për të qenë me kuqezinjtë ishte pikërisht në atë Botëror që na gëzoi të gjithëve me veprimin e Xhakës kundër serbëve, por që nga ana tjetër na dogji një lojtar. /Sport Ekspres/

?

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →