
Xhamal Musiala pas rinovimit me Bajern Mynih kërkoi të konfirmojë veten në një ndeshje “klasike” kundër Bajer Leverkusen, por nuk ndodhi kështu, kjo falë edhe meritës së kundërshtarit.
Nuk ishte një lojë normale të shtunën. Ne kishim shumë presion për topin e parë. Në fund, morëm një pikë dhe ende kemi një avantazh prej tetë pikësh. Kjo është padyshim një gjë pozitive.
Leverkusen ishte shumë agresiv, ata vërtet shtynë. Ne thjesht donim të luanim lojën tonë. Fokusi ynë ishte mbrojtja. Tani do të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë dhe më pas do të duelojmë me Sëlltikun të martën. Mund të themi se e arritëm objektivin në këtë ndeshje. Kampionati është ende i gjatë, por e rëndësishme është që jemi në rrugën e duhur”, tha Musiala.
PANORAMASPORT.AL