Talenti holandez Xavi Simons: Frymëzohem nga Neymar, ndaj Rumanisë ndeshje e ndërlikuar

talenti holandez xavi simons frymezohem nga neymar ndaj rumanise ndeshje e nderlikuar
talenti holandez xavi simons frymezohem nga neymar ndaj rumanise ndeshje e nderlikuar

Xavi Simons është padyshim njëri prej talenteve më të mëdhenj të Holandës. Ai është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të formacionit të Koeman në këtë evropian. Megjithatë, në Gjermani, ai ka zbritur në fushë në të gjitha ndeshjet e “Tulipanëve” në fazën e grupeve, madje duke qenë dy herë titullar, teksa “UEFA” e ka përzgjedhur për intervistën e javës. Si ndiheni në rolin e protagonistit në kombëtare? Është një ndjesi e veçantë. Në Kupën e Botës isha vetëm një 19-vjeçar dhe ishte hera e parë që thirresha në ekipin e parë. Në këtë Europian e dija që do të kisha një rol në ekip, gjë që më bën shumë të lumtur. Kur luan futboll, gjëja më e mirë është të veshësh fanellën e kombit dhe të jetoni përvoja të shkëlqyera. Trajneri ju ka përshkruan si një talent të madh, në të cilin ai ka besim të plotë. Çfarë mendoni për këtë koment? Pasion, obsesion dhe kreativitet.

Futbollin e kam pasion që i vogël, ose më saktë që kur kam lindur. Gjithashtu jam i fiksuar të përmirësohem çdo ditë dhe të realizoj ëndrrat që kisha si fëmijë. Cili është idhulli juaj? Unë u rrita në Barcelonë kur Nejmar luajti atje. Pashë disa nga ndeshjet e tij dhe brohorisja kur shënonte. Ishte ai që më frymëzoi. Vite më vonë, pata fatin të luaja për të njëjtin ekip si ai kur isha 16 vjeç. Për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm. Si do ta përballoni ndeshjen me Rumaninë? Unë e ndjek futbollin nga afër, kështu që jam mjaft i njohur me disa nga lojtarët rumunë që luajnë për ekipe jashtë dhe brenda Rumanisë. Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, nga e cila synojmë të marrim më të mirën.

Nëse kualifikoheni mund të keni përballë Austrinë përsëri… E di që ka një duel të mundshëm me Austrinë në çerekfinale, por preferoj të mos shikoj aq larg. Tani mendojmë vetëm për Rumaninë. Nuk i nënvlerësojmë dhe i respektojmë shumë, veçanërisht nëse kemi parasysh rezultatet e marra në fazën e grupeve. Tani gabimet nuk lejohen më. Sa i vetëdijshëm jeni për këtë fakt? Mund të them se u zgjuam kundër Austrisë dhe e dimë se tani jemi seriozë. Nëse nuk i bëni gjërat siç duhet, shkon në shtëpi, por ne nuk e duam këtë gjë tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →