
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy” ka folur për procesin e dialogut me Serbinë, duke u ndalur te takimi i nesërm me presidentin serb Aleksandar Vuçiç që do të mbahet në Bruksel.
Kurti tha se beson që takimi i nesërm me Vuçiç do të jetë në funksion të vendosjes së fokusit te procesi i dialogut mes vendeve.
“Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecët para. Për bindjen time, Marrëveshja Bazike me Aneksin e Ohrit e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje së paku de-facto në qendër”, ka thënë Kurti.
Kurti u shpreh i bindur se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zbatimit nga Ohri “është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, e cila nuk është realizuar”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co