Në emisionin “Open” në News24 është trajtuar skandali te Onkologjiku në QSUNT dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në takimin e zhvilluar me shefat e klinikave, mjekët dhe infermierët e këtij spitali.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti duke komentuar qëndrimin e Kreut të Qeverisë, tha se ai vijon me të njëjtin qëndrim, duke ia hedhur fajin të tjerëve.
Alimehmeti tha se Edi Rama premtonte në 2013-ën shëndetësinë falas, ndërsa sot na rezulton se 60% e shërbimeve paguhen nga xhepat e qytetarëve.
“Edi Rama nuk shikon raportet e KLSH që nxjerrin abuzimet, nuk pranon kolapsin e sistemit që donte të ndërtonte falas, dhe kapet me episodet e caktuara duke ia hedhur përgjegjësinë të tjerëve. Do e kisha përgëzuar Edi Ramën sikur ti kishte mbledhur mjekët dhe tu kërkonte bashkëpunim, që të kërkonte zgjidhjen e problemeve, por çfarë bëri, i bëri gjyqin”, tha Alimehmeti.
[embedded content]
Ai shtoi se kush ka shkelur ligjin duhet të përballet me ligjin, por derisa del gjykimi kemi edhe prezumimin e pafajësisë. “Edi Rama në atë takimin i bëri gjyqin publik, gjyqin popullor”, tha Alimehmeti. Ai tha se nuk kemi ne një frymë që ka në qendër pacientin, por këtu kemi në qendër koncensionet.
“Kjo përmbytje që po na ndodh ne tani vjen nga disa lumenj. Le të kapen fenomenet, por pyetja që kam unë është: kush e ka vendosur këtë model, kush i krijoi situatat që sot kemi numrin më të vogël të mjekëve në Europë?”, tha Alimehmeti.
Ai shtoi se brenda dosjes së Onkologjikut kemi 3 çështje: medikamentet që dalin nga spitali drejt farmacive private, dërgimi i pacientëve në klinika private dhe mosvënia në punë e pajisjes mjekësore.
[embedded content]
“Nëse ka mjaftueshëm kimio-terapi për pacientët që trajtohen te Onkologjiku, nëse ka mjaftueshëm pajisje mjekësore, a do të kishim sot ne këtë situatë? Nëse do të kishim mjaftueshëm mjekë, a do të përballeshim me situata të tilla? Detyra e Qeverisë është ti dalë përpara kësaj çështjeve”, tha Alimehmeti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co