Numri një i stolit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Dinamos në kampionat, takim ky i prapambetur.
“Nesër kemi një ndeshje delikate, shumë e rëndësishme për ne. Kemi prap nevojë për pikë, jemi afër, po mbaron faza e 3. Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme.
Çfarë e bën delikate këtë ndeshje me Dinamon? Delikate sepse Dinamo është në një formë të mirë. 4-5 javët e fundit nuk kanë humbur asnjëherë, kanë fituar kundër Partizanit, barazim me Laçin janë në formë të mirë dhe është delikate. Është kundërshtar i fortë por e ne jemi në formë të mirë dhe mendoj se nesër do të jetë një ndeshje e bukur.
Fakti që luajmë në shtëpi, avantazh? Ndoshta është pak avantazh, jemi në Korçë, nesër kemi atmosferë të mirë tifozët.
Rikthehen dy titullarë në skuadër? Është plus patjetër. Shaqe e Pecani janë jashtë, Donfur e Lici janë gati, sot është stërvitje e fundit dhe vendosim për formacionin.
Fitorja ju shkon në mendje? Mendoj përherë për fitoren. Edhe me Erzenin menduam bashkë për fitoren, nesër mendojmë të gjithë bashkë për fitoren.
E mendoni largimin nga kategoria apo ashensori në ngjitje tanimë? Javë per javë mendojmë, si do luajmë bukur, si të marrim pikët, nuk mendojmë shumë poshtë apo lart. Tani jemi qetë, edhe nesër flasim për Dinamon, mbas Dinamon flasim për tjetër gjë” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co