Tabaku në Kuvend: Pasi marrin tendera, drejtorët pastrojnë paratë e korrupsionit dhe përfitojnë statuse speciale. Qeveria asnjë kallëzim në SPAK

tabaku ne kuvend pasi marrin tendera drejtoret pastrojne parate e korrupsionit dhe perfitojne statuse speciale qeveria asnje kallezim ne spak
tabaku ne kuvend pasi marrin tendera drejtoret pastrojne parate e korrupsionit dhe perfitojne statuse speciale qeveria asnje kallezim ne spak

Gjatë fjalës në Parlament, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se ka zero kallëzime penale nga ana e qeverisë. Duke marrë shkasë nga arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, Tabaku thekson se drejtorët e bashkisë i japin tendera publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit.

“Zero kallëzime Penale për në SPAK nga qeveria. Korrupsioni në nivele galopante, drejtorët e bashkisë i japin tendera publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit, marrin statuse speciale. Përjashtohen nga taksat dhe tatim fitimi. Bizneset e tjera paguajnë taksat dhe paratë e korrupsionit jo.

Qeveria noton në korrupsion dhe sillet sikur është në situatë perfektë. Zyrtarë krijojnë kompani dhe marrin tendera dhe përftime të tjera fiskale. Ky është sistemi që ka krijuar kjo qeveri. Kompani që marrin tendera dhe pastrojnë para korrupsioni duke u përjashtuar nga taksa. Ka 10 vite që ndodh ky fenomen që familjarët e zyrtarëve po marrin përfitime dhe tendera. Po presim me padurim që të hapen dosjet që kemi dërguar në SPAK”, tha midis të tjerash Tabaku.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →