
Në ditën e sotme janë zhvilluar katër ndeshje të Kategorisë së Parë. Rezultat më surprizues ka ardhur nga Erzeni, që ka fituar me shifrat 2-3 ndaj Besës. Erzeni i vendit të fundit ka mundur Besën që gjithmonë e më shumë po largohet nga dy vendet e para.
Abualai shënoi në minutën e 3 për Besën, por autogoli i Goxhës, Xheka në minutën e 43 dhe Hodo në të 64, e përmbysën rezultatin në 1-3. Indio shënoi golin e dytë për Besën në të 77, por ky gol i shërbeu vetëm statistikave. Vora ka fituar ndaj Lushnjes në shifrat 1-3, ndërsa Kastrioti mundi Kukësin duke i dhënë një tjetër goditje me golin e Ajazit, 1-0. Ndërkohë Burreli dhe Apolonia kanë përfunduar në shifrat 0-1. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burreli-Apolonia 0-1 (Trifoni 60′)
Besa-Erzeni 2-3 (Abdualai 3′, Indio 77′ / Goxha autogol 37′, Xheka 43′, Hodo 64′)
Kastrioti-Kukësi 1-0 (Ajazi 38′)
Lushnja-Vora 1-3 (Deliaj 80′ / Kasalla 32′, Aneni 41′, Ruzgis 53′)
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news