Mbrëmja e sotme rezervoi një surprizët të madhe. Skuadra nga Kazakistani, Kairat Almati, arriti të eliminonte gjigantët e Sëlltikut, duke siguruar një biletë për në grupet e Champions-it.
Një moment historik ky për klubin e Kairat Almatit, ndërkohë që bëhet skuadra e dytë nga Kazakistani, pas Astanës, që arrin të kualifikohet në grupet e turneut më madhor për klubet në Europë.
Të dyja duelet u mbyllën në barazim pa gola, ndërkohë që vendasit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke siguruar këtë kualifikim historik.

Interesant është fakti se në 4 duelet kualifikuese të Champions-it, Kairat Almati, nuk pësoi asnjë gol në duelet e zhvilluara në shtëpi, teksa u ndesh me Olipija Ljubljanën në raundin e parë, KUPS në raundin e dytë, Slovan Bratislavën në raundin e tretë dhe së fundmi gjigantët e Sëlltik.
Vlen të theksohet se në vitin 2017, Kairat Almati eleminohej nga Skënderbeu i Ilir Dajës, në raundin e dytë të Ligës së Europës. Dueli i parë në Kazakistan përfundoi në barazim 1 me 1, teksa në Korçë, Skënderbeu fitoi me rezultatin 2 me 0. Asokohe me skuadrën kazake aktivizohej ylli rus, Andrej Arshavin.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL
The post Surpriza e madhe/ Ne vitin 2017 e eliminonte Skënderbeu, skuadra kazake shtang Sëlltikun dhe futet në grupet e Champions-it appeared first on Gazeta Shqiptare Online.