
Paneli i Gjykatës Supreme të Brazilit të hënën ka mbajtur në fuqi unanimisht vendimin e një gjykate braziliane për të bllokuar platformën “X” në shtetin brazilian, raporton agjencia “AP”.
Paneli votoi të hënën në një seancë virtuale.
“X” do të qëndrojë i bllokuar derisa t’i përmbushë urdhrat e gjykatave dhe të paguajë gjobat e papaguara që nga java e kaluar që i kaluan shifrat e 3 milionë dollarë.
Po ashtu gjyqtari Alexandre de Moraes ka caktuar një gjobë ditore prej 8900 dollarë për personat apo njerëzit që përdorin VPN për të hyrë në “X”.
Javën e kaluar një gjykatë në Brazil vendosi të bllokonte platformën pasi nuk kishte caktuar një përfaqësues ligjor lokal siç kërkon ligji.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co