Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi sot se projekti i Superligës Europiane mund të fillojë që në sezonin e ardhshëm, duke shtuar se atij nuk i intereson nëse klubet angleze iu bashkohen apo jo.
Barça, së bashku me Real Madridin, nisën një projekt të Superligës në vitin 2021, i cili u shemb shpejt pas tërheqjes së klubeve. Në dhjetor, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian tha se organet drejtuese të futbollit botëror dhe evropian, FIFA dhe UEFA, kishin shkelur ligjin e konkurrencës duke bllokuar krijimin e ligës në fjalë.
Kësisoj, gjigantët spanjollë tani po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të nisur Superligën. Laporta ditën e sotme deklaroi se sezoni i parë i kësaj lige mund të nisë vitin e ardhshëm.
Duke folur për stacionin radiofonik katalanas RAC1, Laporta përmendi 15 klube që ai besonte se do të ishin të gatshëm t’i bashkoheshin garës nëse do të dilte nga terreni, por gjithashtu la të kuptohet se ai mund të largohet nga projekti nëse nuk themelohet së shpejti.
“Superliga mund të fillojë sezonin e ardhshëm, ose do të jetë në 2025-26, dhe nëse jo, do të rimendoj gjithçka”, tha Laporta.
Ai gjithashtu tha se pikëpamja e tij ishte se një garë prej 16 skuadrash ishte e mundur në afat të shkurtër. “Përveç Barçës dhe Madridit, do të ishin edhe italianët: Interi, Milani, Napoli dhe Roma”, tha ai. “Gjithashtu edhe skuadrat franceze si Maraseja dhe tre portugezët, Sporting, Benfica dhe Porto, të cilët do të ishin të lumtur të vinin. Dhe janë skuadrat holandeze [Ajax, Feyenoord dhe PSV] dhe Klub Bryzh nga Belgjika. Një garë me 16 ekipe do të ishte më mirë.
I pyetur për mundësinë e bashkimit të klubeve angleze, Laporta tha: “Pavarësisht nëse do të vijnë anglezët apo jo, nuk më intereson. Ata tashmë kanë një Superligë me Premier League”./ Panoramasport
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co