Superliga e Kosovës/ Ballkani barazon në fund dhe mban kreun, Liria bie nga kategoria

superliga e kosoves ballkani barazon ne fund dhe mban kreun liria bie nga kategoria

Janë zhvilluar sot tri ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll. Të tre takimet u mbyllën pa fitues, por nuk munguan golat dhe spektakli.

Në Suharekë u zhvillua derbi i madh për titull kampioni mes Ballkanit dhe Dritës, i cili përfundoi 2-2 Miqtë kaluan në epërsi në minutën e 50-të kur shënoi Blerim Krasniqi. Megjithatë, katër minuta më pas, Gentrit Halili barazoi shifrat. Ishte zëvendësuesi Ensar Huruglica i cili realizoi një super gol në minutën e 89-të të takimit. Por përsëri, kampioni në fuqi, Ballkani gjeti forcën dhe barazoi rezultatin në minutën e gjashtë shtesë nëpërmjet Nazmi Gripshit. Me këtë barazim, Ballkani vazhdon si lider me 60 pikë, dy më shumë se Drita dhe pesë më shumë se Llapi që luan nesër.

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më parë. Ekipi prizrenas barazoi 0-0 në shtëpi me Dukagjinin, duke e lënë ekipin klinas në vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara.

Me barazim 1-1 u mbyll edhe përballja mes Gjilanit dhe Feronikelit. Tani, Gjilani ka 34 pikë në vendin e shtatë, kurse Feronikeli është në të tetin me tri pikë më pak. Nesër luhen edhe dy ndeshje tjera, Llapi përballet me Fushë Kosovën, kurse Malisheva pret Prishtinën.

Rend2
Rend2
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →