Sulmuesi i Kombëtares vendos për të ardhmen, shkon te klubi me merkato të… bllokuar

sulmuesi i kombetares vendos per te ardhmen shkon te klubi me merkato te bllokuar

Indrit Tuci do e vazhdojë karrierën te Kajserispor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zgjedh kështu klubin turk, që e ka merkaton e bllokuar aktualisht.

Kajserispor luan në Superligën e Turqisë. Ditët në vijim pritet të zhbllokojë merkaton, për të zyrtarizuar disa afrime. Deri tani nuk ka asnjë transferim dhe vetëm largime.

Tuci e humbi vendin te Sparta e Pragës pas dëmtimit të pësuar. Kështu klubi çek e dërgoi tek ekipi B.

sulmuesi i kombetares vendos per te ardhmen shkon te klubi me merkato te bllokuar

24-vjeçari, që numëron paraqitje edhe me Kombëtaren shqiptare, zgjedh për herë të parë Turqinë. Më parë ka luajtur edhe në Kroaci.

PANORAMASPORT.AL

The post Sulmuesi i Kombëtares vendos për të ardhmen, shkon te klubi me merkato të… bllokuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →