Sulmuesi bardhezi më në fund stërvitet me grupin, Juventus nis përgatitjet për Lazion

sulmuesi bardhezi me ne fund stervitet me grupin juventus nis pergatitjet per lazion
sulmuesi bardhezi me ne fund stervitet me grupin juventus nis pergatitjet per lazion

Juventusi është rikthyer menjëherë në stërvitje pas disfatës ndaj Lazios, me të cilët skuadra e Massimiliano Allegrit do të takohet sërish të martën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Lajme të mira për teknikun, teksa Kostiç është rikthyer. Sulmuesi serb është rikuperuar dhe është duke u stërvitur me ekipin. Kostic pritet të ndihmojë shumë skuadrën, në këtë fund sezoni, me objektivin e bardhezinjve që mbetet Champions League.

Alex Sandro dhe Alcaraz bënë një pjesë të stërvitjes me skuadrën. Vetëm nesër do të kuptojmë nëse mund të jenë të grumbulluar për ndeshjen e së martës, apo do bëjnë pushim. E sigurt për në mesjavë është mungesa e Milik.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →