Sulmin vdekjeprurës në Rafah/ Netanyahu e quan “incident tragjik”: Ka nisur hetimi, është jetike që të merret çdo masë për…

sulmin vdekjeprures ne rafah netanyahu e quan incident tragjik ka nisur hetimi eshte jetike qe te merret cdo mase per






























Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sulmi që vrau dhjetëra palestinezë të zhvendosur në Rafah ishte një “incident tragjik”. Netanyahu i tha Parlamentit të Izraelit se ishte jetike që Izraeli të merrte “çdo masë të mundshme paraprake” për të mbrojtur civilët e kapur në luftime në Gaza.

Benjamin Netanyahu

Ai u tha deputetëve se një hetim mbi incidentin ka nisur, por këmbënguli se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin bërë “përpjekjet më të mira të mundshme për të mos lënduar ata që nuk janë të përfshirë” në konflikt.

Aleatët ndërkombëtarë kanë dënuar sulmin izraelit në Rafah. Bashkimi Evropian këmbënguli që Izraeli të respektojë vendimin e javës së kaluar të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që bën thirrje të ndalen sulmet në Rafah.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka kërkuar nga Izraeli që të marrë çdo masë të mundshme paraprake për t’i mbrojtur civilët në Gazë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →