Sulmi me armë ndaj policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë, SPAK zbërthen grupet kriminale që trafikonin emigrantë nga Siria drejt BE

sulmi me arme ndaj policise ne kufirin shqiperi kosove spak zberthen grupet kriminale qe trafikonin emigrante nga siria drejt be
sulmi me arme ndaj policise ne kufirin shqiperi kosove spak zberthen grupet kriminale qe trafikonin emigrante nga siria drejt be

SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen ndaj pjesëtarëve të dy grupeve kriminale, me drejtues sirianë dhe algjerianë, të cilët kontrabandonin emigrantë nga Siria drejt vendeve të Bashkimit Eurpoain dhe në maj të vitit të kaluar sulmuan me armë policinë e Kukësit, në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë duke lënë të plagosur dy oficerë dhe një banor të zonës.

Në dosjen hetimore thuhet se “grupi i parë kriminal ka si drejtues, të pandehurin Sultam Grimash, ndërsa si anëtarë dyshohen Muhammed Radawen, Ayoub Bahhoo e Rabii Lqadi. Grupi i dytë drtejtohet nga  Muhamed Shehab, ndërsa si anëtarë dyshohen Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah.

“Nga hetimet në Shqipëri është provuar ekzistenca e të paktën dy grupeve kriminale, brenda grupit kryesor, që përveç veprimtarisë së dhënien për ndihmë për kalim të paligjshëm, dyshohet se kryen edhe veprat të tjera penale si trafikim të armëve apo lëndëve narkotike, për të cilat po vazhdojnë hetimet. Këto dy grupe organizojnë punët brenda grupimeve të tyre, për emigrantë që hyjnë në territorin shqiptar, nga Greqia apo Maqedonia e Veriut, ata iu sigurojnë transportimin përgjatë territorit shqiptar, gjejnë shoferët  dhe bëjnë kalimin në mënyrë të paligjshëm nëpërmjet malit në Morinë në drejtim të Kosovës për në Serbi me destinacion përfundimtar vendet e BE. Udhëtimi i emigrantëve më pas përtej Serbisë e tutje organizohet nga grupet e tjera sipas orientimeve të personave që qëndrojnë në krye të grupit të madh kriminal”, thekson SPAK.

Për të provuar, akuzat ndaj tyre, në lidhje me trafikun, prokuroria ka zbërthyer komunikimet mes pjesëtarëve të grupeve kriminale, ku ata flasin për aktivitetin kriminal, mënyrën e organizimit dhe shumat që marrin për trafikimin e qenieve njerëzore.

Në lidhje me ngjarjen e datës 25 maj 2023, kur u sulmua policia e Kukësit, në dosje sqarohet se ishte një banor i zonës, ai që informoi për lëvizje të personave të armatosur në zonën në afërsi të kufirit.

Punonjësi i policisë, Albert Lushaj i cili ka mbetur i plagosur nga sulmi me armë, shpjegon për hetuesit se “datë 25 maj 2023, ka siguruar një informacion ku në fshatin Morinë në lagjen Durak kishte shtetas të huaj të armatosur në afërsi të kufirit Shqipëri Kosovë”.

Ai ka vënë në dijeni eproret të cilët kanë hartuar planin operaciponal dhe janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kur kanë shkuar në lagjen Durak, sipër xhamisë së këtij fshati kanë takuar dy punonjësit të kufirit dhe kanë  nisur kontrollet të ndarë në dy grupe.

“Pasi përfunduam kontrollin e banesave të braktisura u nisëm në drejtim të kufirit me Kosovën në këmbë. Gjatë rrugës takuam një çoban që na informoi se kishte parë 8 apo 9 persona të huaj. Çobani eci bashkë me ne. U ngjitëm në një kodër dhe aty pamë disa personave të shtrirë. U ofruam dhe kolegu unë iu foli ne gjuhën angleze duke iu prezantuar si punonjës policie. Pa asnjë motiv ata qëlluan në drejtimin tonë. U shtriva dhe nxora nga brezi pistoletën e shërbimit e qëllova në ajër. Kur ne u kundërpërgjigjëm me armë, ata kanë filluar te vrapojnë. Kur u ngrita kolegu im me tha se po me rridhte gjak nga këmba”, shpjegon ai.

Një nga banorët e fshatit Morinë me inicialet I.R ka deklaruar se çdo ditë ka nxjerrë bagëtitë sipër fshatit tek shtëpinë e braktisura. Në këtë kohë ka parë disa persona të ulur të cilët kishin çanta shpine dhe i kanë lëshuar në kohë çantat dhe i janë vërsulur atij me armë. “Arrita të largohem dhe njoftova policinë”, shpjegon ai.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Përgjatë vitit 2023 provohet se në kufirin e gjelbër Morine (Shqipëri) – Prizren (Kosovë) kanë ushtruar veprimtari kriminale që lidhet me dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, grupe të rrezikshme, me shkallë të lartë organizimi, të strukturuar me role dhe ndarje të punëve duke kontrabanduar emigrantët nga vendi i origjinës në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti është i shtrirë në disa shtete, Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi, Gjermani dhe ne Shqipëri, të cilët kanë një mënyrë të vepruari tepër të organizuar, që nga gjetja e emigrantëve transportimi i tyre nga shteti i tyre në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, duke bërë kalimin e tyre nëpërmjet Turqi, Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Serbisë dhe më pas në drejtim të vendeve të BE-së.

Sipas grupeve kriminale që operojnë në territoret e secilit shtete dhe që shërbejnë si hallka të zinxhirit, të veprimtarisë së këtij grupit. Edhe vetë këto grupe që operojnë brenda shtetit kanë organizim me drejtuesi dhe pjesëmarrës.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →