Sulmi kibernetik ndaj INSTAT, Noka bën deklaratën e fortë: Është vetëhakerim! Censusi ka nxjerr më pak njerëz se ata që votuan dhe…

sulmi kibernetik ndaj instat noka ben deklaraten e forte eshte vetehakerim censusi ka nxjerr me pak njerez se ata qe votuan dhe
sulmi kibernetik ndaj instat noka ben deklaraten e forte eshte vetehakerim censusi ka nxjerr me pak njerez se ata qe votuan dhe

Një ditë më parë Instituti Shqiptar i Statistikave ra pre e një sulmi hakërrimi, sulm që e pranoi grupi i hakerave iranian, “Homeland Justice”.

Por deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar sot në News24 se ky është një sulm që është bërë nga vetë qeveria dhe INSTAT, e kjo sipas tij ka ndodhur pasi nga censusi, rezulton se në vendin tonë numri i popullsisë është më i vogël se numri i votuesve në 14 maj.

“Ka vetëhakerim sepse në regjistrimin e popullatës, censusi nxjerr që janë më pak njerëz që kanë votuar, dhe po të dalin publike tregon se zgjedhjet kanë bërë ç’kanë dashur qeveria…”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →